Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Ulqin, me datën 24 mars 2017 organizoi takim pune, në të cilin u hartuan dy iniciativa të adresuara për Vetëqeverisjen Lokale.


Ashtu siç kemi raportuar edhe më herët, në mbledhjen e fundit të Parlamentit Lokal, organizatat e shoqërisë civile fituan mundësinë e pjesëmarrjes në Komisionin për hartimin e ndryshimeve të Statutit të Komunës së Ulqinit. Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit na ftoi që të kandidojmë përfaqësuesin e sektorit joqeveritar në këtë komision. Për këtë çështje OJQ-te lokale u mblodhën dhe propozuan përfaqësuesen e tyre për anëtare të këtij komisioni. Ajo është DRITA LLOLLA nga Shoqata “iACT“.
Propozimi

Në këtë takim, OJQ-te lokale hartuan edhe një iniciativë të rëndësishme të cilën ia adresuan Kryetarit të Komunës INICIATIVA për pagesën e mjeteve OJQ-ve nga Konkursi i vitit 2016 dhe krijimin e kushteve formale për shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve për v. 2017.
Lexo iniciativën