Projekti “ZGJEDHJA IME ËSHTË SHËNDETI, JO DROGA!” ka për qëllim informimin më të mirë të të rinjve në Ulqin, si dhe edukimin e tyre për të marrë qëndrime të drejta ndaj përdorimit të substancave psikoaktive, për të ndryshuar veset e këqija, duke zvogëluar kështu numrin e të rinjve që konsumojnë drogë, përdorin alkool dhe pinë duhan. Projekti mbështetet nga Komisioni për ndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit.