Iniciativat e OJQ-ve Lokale

Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Ulqin, me datën 24 mars 2017 organizoi takim pune, në të cilin u hartuan dy iniciativa të adresuara për Vetëqeverisjen Lokale. Invalid Displayed Gallery Ashtu siç kemi raportuar edhe më herët, në mbledhjen e fundit të Parlamentit Lokal, organizatat e shoqërisë civile fituan mundësinë e pjesëmarrjes në Komisionin për hartimin e ndryshimeve të Statutit të Komunës së Ulqinit. Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit na ftoi që të kandidojmë përfaqësuesin e sektorit joqeveritar në këtë komision. Për këtë çështje OJQ-te lokale u mblodhën dhe propozuan përfaqësuesen e tyre për anëtare të këtij...

Read More

BASHKËPUNIMI I PARLAMENTIT LOKAL ME ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

Në bazë të KËRKESËS që Shërbimi i Kuvendit të Komunës iu ka dërguar organizatave të shoqërisë civile, për të paraqitur propozimet e tyre për Programin e Punës së Parlamentit Lokal për vitin 2017, grupi OJQ-ve lokale i dorëzoi sot këtij shërbimi kërkesat e mëposhtme:  Të formohet KËSHILLI PËR ZHVILLIMIN DHE MBROJTJEN E VETËQEVERISJES LOKALE; Të miratohet Vendimi për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Kryerjen e Punëve Publike; Të formohet Këshilli për Bashkëpunimin e Vetëqeverisjes Lokale me OJQ-të; Të miratohet Plani Lokal për Parandalimin e Sëmundjeve të Varësisë (i cili ndodhet në formë Drafti në sekretariatin përkatës); Të sigurohet monitorimi i rregullt...

Read More

Trajnim për OJQ – PJESËMARRJA QYTETARE NË PROCESIN E VENDIMMARRJES dhe PËRFAQËSIMI PUBLIK

Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare  (CRNVO) në bashkëpunim me Qendrën Burimore për OJQ – “Horizonti i Ri”, organizon trajnim treditor në temën  “PJESËMARRJA QYTETARE NË PROCESIN E VENDIMMARRJES dhe PËRFAQËSIMI PUBLIK”. Trajnimi iu dedikohet OJQ-ve nga Ulqini, Tivari dhe Budva dhe do të mbahet prej datës 7 – 9 dhjetor, në Ulqin.   Qëllimi i këtij trajnimi është njohja me mekanizmat për pjesëmarrjen qytetare në nivelin lokal, strategjitë e përfaqësimit publik, hulumtimin e temave të fushatave, formave dhe metodave të përfaqësimit publik.  Gjatë trajnimit treditor, pjesëmarrësit do të informohen gjerësisht për këto procese, përmes mësimit teorik dhe ushtrimeve...

Read More

TRAJNIM PËR SHKRIMIN E PROJEKTEVE – Thirrje për OJQ

Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) në bashkëpunim me OJQ “Horizonti i Ri”, organizojnë trajnim treditor në temën “Shkrimi i projekteve”. Trajnimi iu dedikohet OJQ-ve nga Ulqini, Tivari dhe Budva dhe do të mbahet prej më 16 – 18 nëntor, në Budvë. Trajnimi ka për qëllim përvetësimin e njohurive për rregullat, procesin dhe fazat e përpilimit të propozim-projektit, nëpërmjet punës teorike dhe praktike. Kush mund të paraqitet? Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, të drejtë pjesëmarrjeje në trajnim kanë: * OJQ-të e regjistruara në komunat e lartshënuara; * Organizatat që veprojnë për më së paku një...

Read More

Prezantimi i projektit “Sa më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia”

Sot, në hapësirat e shoqatës tonë, realizuam prezantimin e projektit “Sa më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia” të cilin e realizon Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) në bashkëpunim me me 4 OJQ të tjera: Bonum (Plevle), Qendra Demokratike (Bijello Pole), NADA (Herceg Novi) dhe Horizonti i Ri (Ulqin). Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi. Në kuadër të këtij projekti u themelua edhe Qendra Burimore për OJQ-të lokale, si një shërbim i ri i Horizontit të Ri. Për 17 vjet të veprimit aktiv, Horizonti i Ri...

Read More

Trajnim për OJQ-të Lokale – Thirrje për paraqitje

Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare  (CRNVO) në bashkëpunim me OJQ “Horizonti i Ri”, organizojnë trajnim treditor në temën  “Planifikimi Strategjik dhe Menaxhimi Organizativ”. Trajnimi iu dedikohet OJQ-ve nga Ulqini, Tivari dhe Budva. Trajnimi do të mbahet prej 19-21 tetor, në Tivar. Trajnimi ka për qëllim njohjen me rregullat, procesin dhe fazat e planifikim strategjik dhe menaxhimit të OJQ-ve, por edhe me mënyrën e hartimit të dokumentit strategjik të organizatës. Kush mund të paraqitet? Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, të drejtë pjesëmarrjeje në trajnim kanë: OJQ-të e regjistruara në komunat e lartshënuara; Organizatat që veprojnë për...

Read More

Konkurs publik për organizatat joqeveritare

KOMUNA E ULQINIT KOMISIONIN PËR NDARJEN E MJETEVE ORGANIZATAVE JOQEVERITARE shpallë KONKURS PUBLIK PËR NDARJEN E MJETEVE PËR PROJEKTET E ORGANIZATAVE JOQEVERITARE PËR VITIN 2016   Të drejtë pjesëmarrjeje kanë organizatat joqeveritare të cilat deri në ditën e shpalljes së Konkursit janë të regjistruara në Mal të Zi, e që selinë e kanë në Komunën e Ulqinit. Objekt i Konkursit është ndarja e mjeteve (fondeve) për projekte të organizatave joqeveritare të parapara me Buxhetin e Komunës së Ulqinit, realizimi i të cilëve do të bëhet tërësisht në territorin e Komunës së Ulqinit. Konkursi shërben si mbështetje për projektet e...

Read More

Shërbimet e Qendrës Burimore

HORIZONTI I RI ushtron veprimtarinë e vet edhe si QENDËR BURIMORE PËR MBËSHTETJEN E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE. Në kuadër të këtij servisi funksionon një help desk i veçantë, i cili vazhdimisht ofron këto shërbime: lajme të përditshme në lidhje me aktivitetet e OJQ-ve lokale; ofrimi i konsulencës ligjore për themelimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare; informimin e OJQ-ve dhe administratës lokale për konkurset aktuale; udhëzimi dhe lidhja e OJQ-ve lokale me organet dhe institucionet shtetërore, si dhe me organizatat joqeveritare nga Mali i Zi dhe rajoni; administrimi i faqes së internetit dhe e-mail listës së organizatave joqeveritare; krijimi...

Read More

Qendër Burimore për mbështetjen e organizatave lokale të shoqërisë civile

HORIZONTI i RI është pjesë e projektit të gjerë “Sa më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia”, të cilin e realizon Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) nga Podgorica, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Delegacioni i BE-së në Malin e Zi. Qëllimi i këtij projekti është: fuqizimi dhe nxitja e sektorit civil për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike në Mal të Zi, përmes ngritjes së 4 qendrave burimore për mbështetjen e OJQ-ve lokale. Qendrat burimore për regjionin jugor të Malit të Zi janë: HORIZONTI i RI në Ulqin dhe “NADA” në Herceg Novi; ndërsa në pjesën...

Read More

Recent Videos

Loading...

Aktuale

Aktuale

RAPORT MONITORIMI

RAPORT MONITORIMI