TË RINJTË MARRIN PJESË, TË RINJTË MARRIN VENDIME!

OJQ Horizonti i Ri dhe Biblioteka e Qytetit ftojnë aktivistët rinorë në Ulqin që të paraqiten në projektin trajnues me titull “TË RINJTË MARRIN PJESË, TË RINJTË MARRIN VENDIME!” Ky projekt mbështetet nga Ministria për Sport e Malit të Zi. Qëllimi kryesor i projektit është informimi dhe aktivizimi i të rinjve në Ulqin për mundësitë e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në komunitetin lokal. Në kuadër të projektit realizohen këto aktivitete: •  Trajnimi i liderëve rinorë për procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal, •  Vizita studimore në Komunën e Ulqinit dhe në Parlamentin e Malit të Zi, •  Shënimi...

Read More

TË RINJTË – KOMPETENTË PËR PJESËMARRJE

Në përputhje me Strategjinë për të Rinj të Malit të Zi, si dhe me Planin e Veprimit për v. 2017, OJQ Horizonti i Ri realizon projektin “TË RINJTË – KOMPETENTË PËR PJESËMARRJE”. Projekti ka për qëllim trajnimin dhe aftësimin e 25 aktivistëve rinorë nga Ulqini për liderë rinie; për ndërmarrjen e iniciativave rinore në komunitet dhe për nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes. Në kuadër të këtij projekti realizohen këto aktivitete: ■ Fuqizimi i kapaciteteve teknike të Youth Corner-it ■ Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ■ PROGRAM TRAJNIMI PËR LIDERË RINORË Përmes këtij programi...

Read More

VETËQEVERISJA LOKALE PROAKTIVE dhe PJESËMARRJA QYTETARE

OJQ “Horizonti i Ri” filloi realizimin e projektit me titull “VETËQEVERISJA LOKALE PROAKTIVE dhe PJESËMARRJA QYTETARE”. Projekti ka për qëllim monitorimin e punës së organeve të vetëqeverisjes lokale të Komunës së Ulqinit, përmes vëzhgimit të zbatimit të parimit të përgjegjshmërisë, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të OJQ-ve dhe mediave lokale për përkrahjen e Reformës së Administratës Publike në nivelin lokal. Qeveria e Malit të Zi në korrik të vitit të kaluar miratoi Strategjinë e Reformës në Administratën Publike deri në vitin 2020. Ky dokument i referohet administratës publike si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal. Strategjia synon avancimin...

Read More

Njohje me vlerat e identitetit kombëtar

Projekti synon që të rrisë vetëdijen e të rinjve shqiptarë nga Ulqini për vlerat e identiteti kombëtar, për nevojën e edukimit të mirëfilltë për veçoritë kombëtare dhe për mënyrën e transmetimit dhe prezantimit tek të tjerët të këtyre veçorive. Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi e mbështetë këtë projekt. Pjesëmarrësit e këtij projekti do të ndjekin një program të veçantë edukativ, i cili atyre iu krijon mundësi për përvetësimin e njohurive të reja dhe zhvillimin e shkathtësive komunikuese. Përmes diskutimeve, debateve, prezantimeve etj, të rinjtë zhvillojnë shkathtësitë e dialogut ndërkulturor dhe...

Read More

Këndi për të rinj në Ulqin

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që t’iu sigurojë të rinjve në Ulqin më shumë mundësi për kalimin e dobishëm të kohës së lirë, zhvillimin e kulturës së leximit dhe të dialogut, në një hapësirë më të përshtatshme si dhe promovimi i filantropisë në komunitetin lokal. Aktivitetet kryesore të projektit: Trajnimi i edukatorëve bashkëmoshatarë për promovimin e aktivizimit rinor dhe kulturës së dhënies (filantropisë), Adaptimi i hapësirës në Bibliotekën e qytetit dhe vënia në funksion e „Këndit Rinor“; Organizimi i aksionit të mbledhjes së mjeteve në komunitet, Organizimi i ngjarjeve kreative dhe promovuese. Programi për trajnimin e edukatorëve...

Read More

Shoqëria Civile për qeverisje të mirë

Horizonti i Ri është partner aktiv në projektin “Shoqëria Civile për qeverisje të mirë: Të veprojë dhe të Llogarisë!”, të cilin e implementon Instituti Alternativa nga Podgorica së bashku edhe me partnerët tjerë: Qendra për gazetari investigative (Podgoricë), Bonum (Plevla) dhe OJQ Natura nga Kollashini. Qëllimi kryesor i projektit është monitorimi i pavarur i reformës së administratës publike nga organizatat e shoqërisë civile dhe dialogu me vendimmarrësit. Në kuadër të projektit është krijuar edhe Rrjeti “Administrata jonë” me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së mirë dhe rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike. Gjithashtu,...

Read More

Partneriteti lokal kundër abuzimit të drogave dhe delikuencës së të miturve

Organizata e shoqërisë civile “Horizonti i RI” realizon projektin e ri me titull “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT TË DROGAVE DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të cilin e mbështetë Ambasada e SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit. Projekti ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së të rinjve në lidhje me efektet e dëmshme të abuzimit me drogën si dhe fuqizimin e kapaciteteve lokale për parandalimin e sëmundjeve të varësisë, në komunën e Ulqinit. Objektivat specifike të këtij projekti janë: krijimi i partneritetit me institucionet relevante dhe veprimi i përbashkët në luftën...

Read More

Sfidat e Idenditetit Kombëtar tek të rinjtë shqipëtarë

OJQ “HORIZONTI i RI” realizoi projektin me titull “SFIDAT E IDENTITETIT KOMBËTAR TEK TË RINJTË SHQIPTARË” të cilin e mbështeti Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi. Përmes punës së vazhdueshme me të rinjtë shqiptarë në Ulqin dhe më gjerë, Horizonti i Ri ka identifikuar nevojën e realizimit të aktiviteteve të cilët kontribuojë në fuqizimin dhe rritjen e vetëdijes së tyre për të kultivuar në mënyrë të drejtë identitetin e vet kombëtar, kulturor dhe gjuhësorë; për të ditur se si t’iu prezantojnë të tjerëve vlerat e tyre të posaçme, duke krijuar vetëbesim në këtë proces. Projekti kishte për qëllim të rrisë vetëdijen...

Read More

Politika për të rinj në Ulqin

Projekti “Politika për të rinj në Ulqin” ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së të rinjve në Ulqin, përmes lobimit për aprovimin e Planit të veprimit për të rinj dhe përfshirja më e madhe e të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal. Ky projekt mbështetet nga programi De Facto Equal, të cilin e realizon Fondi për qytetari vepruese, i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të BEsë në Mal të Zi. Objektivat specifike: Inicimi i procesit të hartimit dhe miratimit të Planit të veprimit për të rinj tek pushteti lokal, duke organizuar takime, konferenca për shtyp dhe paraqitje mediatike, hulumtime për nevojat e të rinjve,...

Read More

BE do të thotë PO

Realizimi i projektit “BE do të thotë PO” paraqet bashkëpunimin e OJQ-ve Eko Qendra Delfin dhe Horizonti i Ri me Delegacionin e BEsë në Mal të Zi dhe Ministrinë e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane, në implementimin e strategjisë komunikuese të përgatitur nga Qeveria e Malit te Zi për shqyrtimet periodike ne vitet 2010 – 2014. Foto nga aktivitetet e projektit...

Read More
  • 1
  • 2

Recent Videos

Loading...

Aktuale

Aktuale

RAPORT MONITORIMI

RAPORT MONITORIMI