Sot, në hapësirat e shoqatës tonë, realizuam prezantimin e projektit “Sa më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia” të cilin e realizon Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) në bashkëpunim me me 4 OJQ të tjera: Bonum (Plevle), Qendra Demokratike (Bijello Pole), NADA (Herceg Novi) dhe Horizonti i Ri (Ulqin).

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

Në kuadër të këtij projekti u themelua edhe Qendra Burimore për OJQ-të lokale, si një shërbim i ri i Horizontit të Ri.

Për 17 vjet të veprimit aktiv, Horizonti i Ri ka krijuar imazhin e nje OJQ-je të suksesshme në komunitetin lokal, duke ndërtuar partneritete të suksesshme me organizatat e shoqërisë civile, me pushtetin vendor, institucionet publike, por mbi të gjitha me qytetarët në komunitet.

Gjatë muajve të kaluar, stafi i Horizontit të Ri ka kaluar trajnime te veçanta intensive për fuqizimin e kapaciteteve te veta organizative dhe profesionale.

Që nga muaji qershor kemi krijauar një HELP DESK të veçantë i cili në mënyrë të vazhdueshme OJQ-ve lokale iu ofron sherbime të ndryshme. 

Qendrat burimore Ulqin, në bashkëpunim me CRNVO, do të organizojë në të ardhmen trajnime, shkolla tematika, tryeza të rrumbullakëta, forume dhe takime të ndryshme, të cilat do të kenë për qellim forcimin e kapaciteteve të OJQ-ve.