HORIZONTI i RI (HR) është organizatë e shoqërisë civile, e themeluar në Ulqin, në vitin 1999.

Fillimisht HR është fokusuar në fuqizimin e grave dhe vajzave shqiptare, përmes programeve të edukimit shëndetësor, mbështetjes ligjore dhe forcimit të kapaciteteve të tyre për punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike.

Sot, HORIZONTI i RI synon rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset lokale dhe më gjerë, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e qeverisjes së mirë, nëpërmjet programeve edukative dhe integruese.

 

QËLLIMET e shoqatës:

  • Promovimi dhe zhvillimi i demokracisë lokale;
  • Nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen lokale;
  • Fuqizimi i grave dhe i të rinjve për pjesëmarrje aktive në jetën e komunitetit lokal;
  • Promovimi dhe avancimi i dialogut ndëretnik dhe ndërkulturor;
  • Promovimi i vlerave evropiane në nivelin lokal.

 

Anët e forta:

  • Gjatë 16 viteve të veprimit aktiv, HORIZONTI i RI ndërtoi imazhin e një OJQ-je të suksesshme në komunitetin lokal;
    HORIZONTI i RI në vazhdimësi ka qenë një vend tubimi për OJQ-të lokale si dhe për mysafirë e kolegë nga organizata tjera në Mal të Zi dhe rajon;
  • HORIZONTI i RI luan rolin e Qendrës së Resurseve për organizatat e shoqërisë civile në komunitetin lokal, por edhe të një “mediatori” në mes të Qeverisjes vendore dhe institucioneve shtetërore, me OJQ-të lokale;
  • HORIZONTI i RI është e organizata e vetme në nivelin lokal që realizon programe për të rinj dhe promovon politikat rinore;
  • HORIZONTI i RI është ndër organizatat e pakta në Mal të Zi, e cila punon në zvogëlimin e distancës etnike dhe fuqizimin e dialogut ndërkulturor midis të rinjve;
  • Të gjitha aktivitet e veta HORIZONTI i RI i realizon mbi bazën e dygjuhësisë – në gjuhën shqipe dhe atë malazeze.

 

DONATORËT

Donatorët që na mbështetën, që nga fillimi i punës tonë:

AMBASADA AMERIKANE në Podgoricë
Global Albanian Foundation
Fondi per mbrojtjen dhe realizimin e te drejtave te minoritetve ne Malin e Zi
Fondi për Qytetari Vepruese (FAKT)
UNDP – Mali i Zi
SLOVAK AID (Slovak Ministry of Foreign Affairs)
DREJTORIA PËR RINI DHE SPORT (Qeveria e Malit të Zi)
Fondacioni INSTITUTI PËR SHOQËRI TË HAPUR (Mali i Zi)
ROCKEFELLER BROTHERS FUND
Komuna e ULQINIT
Ministria për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave
CARE Interanational
The BALKAN TRUST FOR DEMOCRACY
OSCE
Fondi nga lojërat e fatit (Buxheti i Malit të Zi)
Global Fund for Women
MALTESER
Komisariati i Lartë për Të Drejtat e Njeriut—OHCHR
UNICEF
KVINNA TILL KVINNA