Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që t’iu sigurojë të rinjve në Ulqin më shumë mundësi për kalimin e dobishëm të kohës së lirë, zhvillimin e kulturës së leximit dhe të dialogut, në një hapësirë më të përshtatshme si dhe promovimi i filantropisë në komunitetin lokal.

Aktivitetet kryesore të projektit:

  • Trajnimi i edukatorëve bashkëmoshatarë për promovimin e aktivizimit rinor dhe kulturës së dhënies (filantropisë),
  • Adaptimi i hapësirës në Bibliotekën e qytetit dhe vënia në funksion e „Këndit Rinor“;
  • Organizimi i aksionit të mbledhjes së mjeteve në komunitet,
  • Organizimi i ngjarjeve kreative dhe promovuese.

Programi për trajnimin e edukatorëve të rinj do të ndiqet nga 20 aktivistë rinorë. Programi përfshinë katër seminare në temat e mëposhtme:

  • Komuniteti dhe unë
  • Komunikimi i suksesshëm
  • Aktivizimi dhe vullnetarizmi
  • Planifikimi dhe shkrimi i projektit

Projektin e mbështetë FONDI për QYTETARI VEPRUESE – fAKT.

 

Fotografitë nga workshopet:


Prezantimi i projektit në media:

KOHA JAVORE 
NVO SEKTOR – RTCG
Televizioni TEUTA
Youth Corner-Koha Javore-donatorsko vece


AKTIVITET PUBLIK – Aksion për grumbullimin e fondeve për Youth Corner

Mbrëmja e grumbullimit të fondeve për KËNDIN PËR TË RINJ në Bibliotekën e Ulqinit ia arriti qëllimit. Edhe pse numri i pjesëmarrësve nuk ishte ai që pritëm, qytetarët e pranishëm në këtë mbrëmje e bënë atë plotësisht të suksesshme. Mbështetja që ata iu dhanë të rinjve të Ulqinit ishte shumë më me vlerë se paratë e dhuruara. Me kontributet e veta ata treguan përkushtim dhe kujdes të veçantë ndaj nevojave të të rinjve.
Gjithsej u grumbulluan 805 € në të holla.

Gjatë fushatës për grumbullimin e mjeteve për Youth Corner, u realizuan edhe donacione të konsiderueshme në shërbime dhe të mira materiale nga sektori i biznesit lokal. Vlera e përgjithshme e këtyre donacioneve është rreth 2000 €.

Invalid Displayed Gallery