Rrjeti i OJQ-ve në Ulqin dorëzoi 2 kërkesa në Administratën e Komunës. Këto kërkesa OJQ-të i formuluan në formën e iniciativave, si mekanizma të pjesëmarrjes qytetare në realizimin e vetëqeverisjes lokale, të përkufizuara me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Statutin e Komunës së Ulqinit.

Kërkesa e parë iu dorëzua Kryetarit të Komunës dhe konsiston në dy çështje:
* në themelimin e Komisionit për vlerësimin e projekteve të OJQ-ve dhe
* në shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve, të parapara për OJQ në Buxhetin e Komunës.

Kërkesa e dytë iu dorëzua Kryetarit të Parlamentit Lokal dhe ka të bëjë me themelimin e Këshillit për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Vetëqeverisjes Lokale.

Në kuadër të këtyre iniciativave të sektorit joqeveritar, në gazetën Koha Javore botuam edhe një vështrim mbi problemet që i rëndojnë raportet aktuale OJQ – Pushteti Vendor.