26 qershori, festohet në gjithë botën si Dita Ndërkombëtare kundër abuzimit me droga. OKB edhe këtë vit e shenoi këtë ditë me slloganin “A udhëheq droga më jetën tënde”. Organizata e shoqërisë civile HORIZONTI i RI nga Ulqini, e shenoi këtë ditë me një konference për media.

Në këtë konferencë publikut iu prezantuan edhe rezultatet e hulumtimit që HORIZONTI i RI ka kryer në periudhën mars – maj 2009, i cili kishte për qëllim që përmes një pyetësori anketues të përcaktojë shkallën e pranisë dhe keqpërdorimit të drogave tek të rinjtë e shkollave fillore dhe Shkollës së Mesme të Ulqinit.
Rezultatet e ANKETES

Gjithësej janë anketuar 210 nxënës, ndersa instrumenti për hulumtim ishte pyetësori i cili ka përmbajtur 18 pyetje.Rezultatet e fituara paraqesin një ndihmë të çmueshme për të ditur se sa nxënësit kanë informacion dhe sa janë në kontakt me këtë fenomen; sa janë shkollat tona të prekura dhe sa janë të mbrojtura nga fenomeni i narkomanisë dhe se ku duhet të përqendrohet vëmendja në të ardhmen.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që komunitetit lokale t’i paraqesim seriozitetin e situatës në terren, kur është në pyetje përhapja e narkomanisë tek të rinjtë në Ulqin, duke dhene mesazhe adekuate institucioneve kompetente edhe të gjithë partnerëve tjerë social që të ndërmarrin masa konkrete në këtë drejtim. Grupi i cili ka punuar në mënyrë aktive në këtë projekt dhe i cili prezantoi rezualtatet e këtij hulumtitmi duke dhënë komenete profesionale, përbëhej nga mjekë, psikologë, puntorë te arsimit, përfaqësues të Policisë së Ulqinit dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Aktivitetet e përmendura janë pjesë e projektit të gjërë të OJQ “HORIZONTI I RI”, i cili realizohet me përkrahjen financiare të Komisionit të Qeverisë së Malit të ZI për ndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit.