Organizata e shoqërisë civile “HORIZONTI i RI”, sikur edhe vite me radhë, do të organizojë shënimin e Ditës së Evropës në Ulqin. Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Evropa për të rinj”, të mbështetur nga Komisioni për ndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit.

Projekti “Evropa për të rinj” ka për qëllim sensibilizimin e të rinjve për çështjet e integrimeve evropiane, në nivelin lokal dhe atë shtetëror; zhvillimin e shkathtësive të tyre ndërkulturore dhe tëkomunikimit për qytetarinë demokratike; si dhe inkurajimin e të rinjve për ndërmarrjen e aksioneve konkrete në mbrojtjen e parimeve të demokracisë lokale.

Mbështetje të veçantë në realizimin e këtij aktiviteti ka dhënë Ministria e punëve të jashtme dhe e integrimit evropian, e Qeverisë së Malit të Zi.