Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri “ në kuadër të projektit EVROPA PËR TË GJITHË, të cilin e mbështetë Instituti për Shoqëri të Hapur, organizoi në Ulqin shenimin e Ditës se Evropës – 9 majit. Ky aktivitet shenoi edhe finalizimin e programit edukativ për integrimet evropiane, dedikuar maturantëve të Ulqniti, i cili zgjati 2 muaj.

Vlenë të theksohet se një projekt i tille zhvillohet për herë të parë në Ulqin i cili padyshim komunitetit lokal i ka dhënë një dimension të ri nga aspekti i integrimeve evropiane. Njëkohësisht, edhe të rinjtë që treguan interesim serioz për këtë temë, më lehtë dhe më të sigurtë do t’mund të kontribuojnë në të gjithë procesin nëpër të cilin do te kalojë shoqeria jonë.

Ne performansin e organizuar për këtë ditë, morën pjesë qytetarë të shumtë, përfaqesues të institucioneve publike, partive politike, adminsitratës vendore, shoqërisë civile, etj. Vlerë të posaçme këtij aktiviteti publik i dhanë edhe botimi i veçantë me titull “EVROPA PËR TË GJITHË” si dhe materialet e shumta promotive që HORIZONTI i RI ka pergatitur për këtë rast.

Duke e konsideruar procesin e Integrimeve evropiane si një proces në të cilin Mali i Zi tashmë ka hedhur hapa serioze dhe i cili në të ardhmen do të jetë prioriteti kryesor në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, konsiderojme se ky projekt ka dhënë rezultate të dukshme në nivel lokal duke dhënë edhe një mesazh të fuqishem se ky mjedis ka qënë dhe duhet të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.